Thursday, April 25, 2024
Home Arsim Nisi viti i ri shkollor, sot 24 mijë nxënës ulen për herë...

Nisi viti i ri shkollor, sot 24 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

0
616

Në Shqipëri ka nisur viti i ri shkollor 2019-2020. Rreth 380 mijë nxënës janë ulur në bankat e shkollave, ndërsa për 24 mijë kjo do të jetë ditë e paharrueshme për shkak se ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Rreth 272 mijë nxënës janë në sistemin 9-vjeçar dhe rreth 90 mijë nxënës në gjimnaz.

Policia rrugore ka hartuar një plan masash me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit pranë shkollave.

Krahas planit të masave, policia paralajmëron prindërit që shoqërojnë fëmijët në shkolla me mjetet e tyre që të zbatojnë  rregullat e qarkullimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here