Analisti Shkëmbi në Tv1 Channel: Vllaznia nuk e ka nisur mirë, 4 ndeshje me 5 pikë janë pak…

0
590

Analisiti i futbollit Mhill Shkembi i ftuar ne emisionin “Sport Show” te Tv1 Channel ka komentuar paraqitjen e deritanishme te lojes se Vllaznise.

Shkembi: Vllaznia nuk duhet te mendoje ne menyre kategorike rrezikun e renjes. Eshte kenaqesi kur  humb Kukesi, kur humb Partizani ne menyre qe te afrohet Vllaznia drejt kreut te tabeles se klasifikimit. Vllaznia nuk duhet te luftoje per ne fund te tabeles, por ne krye. Kurrsesi nuk duhet ta nise Vllaznia sezonin me kete objektiv dhe kete pesimizem, pasi ne fund te fundit Vllaznia mbetet Vllazni.

Kur mendoj nje deklarate te trajnerit te Vllaznise ne Durres pas ndeshjes ne te cilen u shpreh se Vllaznine do ta shihni pas 2 javesh me mire, une e perkthej  shume profesionale kete, sepse ai e di gjendjen e Vllaznise.

Tek Vllaznia ne Durres une vura re qe deri ne minuten e 90-te, lojtaret fizikisht ishin te gjithe shume mire, perjashto 2-3 lojtare te vjeter qe duhet qe nuk e kane nivelin e pergatitjes, skuadra tjeter rezistoj 90 minuta. Kjo nuk eshte pak ne nje terren shume te keq ne Durres perballe nje Teute qe eshte nje nder skuadrat me te mire te ketij sezoni pse jo edhe sezonit te kaluar.

Pra trajneri qe shprehet se do ta shohim Vllaznine 2-3 javet e ardhshme, mendon efektin e pergatitjes fizike ne rritje deri sa te shkojme tek ndeshja me Partizanin.

Normalisht duhet thene qe Vllaznia nuk e ka nisur mire, sepse 4 ndeshje 5 pike jane shume pak, per nje ekip qe pretendon e duhet me pretendu per ne krye te tabeles se klasifikimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here