Sekretari i Pergjithshem i shoqates se basketbollit shkodran, Blendi Dibra i ftuar ne emisionin “Sport Show” te Tv1 Channel ka komentuar per punen qe po behet per te ringritur serish basketbollin ne Shkoder, ku per kete po punohet ne disa nivele.
Dibra: Ne jemi duke punuar ne disa nivele, nje nder nivelet kryesore eshte ndertimi i marrdhenieve me publikun, me mediat, per t’ia kthyer sportin qytetareve dhe per te bere basketbollin nje sport te dashur.
Nje tjeter nivel ne te cilin ne jemi duke punuar eshte edhe puna me akademine, ku tashme kemi konfirmuar trajneret e U-16 dhe U-18, dy trajnere te rinj, pasionante siç eshte Ermal Milla dhe Fatjon Halluni, ndersa zv/trajner te ekipit eshte emeruar Ervin Berdica. Pra njekohesisht po tentojme te krijojme edhe nje klase te re trajnerash te cilet do ta çojne basketbollin perpara.
Sefundmi gjithashtu kemi afraur prane nesh edhe profesorin me shume ekperience me punen me te rinjt, Roland Koka, I cili na ndihmon me mendimet e tij me ecurine teknike te ekipit.
Skuadra eshte ne fazen e kolaudimit, duhet te kemi parasysh qe kemi patur nje jave stervitje, ku disa nga keto basketbolliste te huaj kane ardhur me probleme, por kemi edhe disa nga basketbollistat lokal qe ende nuk kane kapur formen me te larte fizike.
Gjithashtu Elian Memçaj do te jete pjese e ekipit, por njekohesisht do te sherbeje edhe per akademine U-18.
Synimi jone eshte qe lojtare te tille t’i promovojme, ne menyre qe keto te zhvillohen dhe pse jo pas disa kohesh te kemi edhe nje trasnferte te bujshme edhe drejte ekipeve tjera.
Nuk duhet te kalojme ne eufori, sigurisht suksesi nuk eshte diçka shume e thjeshte, takimet miqesore konstatuan edhe probleme.
Ne takimin qe zhvilluam ne Prizren ndihej lodhja dhe mungesa e pergatitjes se duhur fizike.
Kampionati basketbollit fillon me daten 5 tetor, ndersa me 27 shtator do te hidhet shortin per te pare edhe ekipet kundershtare.
Me daten 18 shtator do te vije edhe blerja e fundit, amerikani Colin Voss i cili patjeter qe do te jete nje force e shtuar per ekipin, ku besoj qe me kete blerje jemi te kompletuar, por duhet pare ne vazhdimesi.