Shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut s’do marrin më leje pune

0
674

 

Një udhëzim i Ministrisë së Financave i cili u publikua në Fletoren Zyrtare, i jep mundësinë shqiptarëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të punësohen në Shqipëri pa pasur nevojë për leje pune.  Ky udhëzim i  përjashton nga  detyrimi  për  pajisje  me  leje pune   dhe   certifikatë   regjistrimi   në   punë   për shtetasit  e  Malit  të  Zi  dhe  të  Maqedonisë  së Veriut që kanë etni shqiptare.

Sipas këtij udhëzimi, këta shtetas, ose punëdhënësit ,  të  cilët  bëjnë  deklarimin  për punësimin  e    tyre   në    zyrën    përkatëse    të punësimit,  do të  pajisen  me  dokumente  që  vërteton deklarimin e tyre për punësim.

Çdo shqiptar i Maqedonisë së Veriut, apo Malit të Zi duhet thjesht të  paraqesë  dokumentacionin që  vërteton  të  dhënat  e  kërkuara  në  formatin  e vërtetimit   të   deklarimit   për   punësim.   Zyrtari përkatës    verifikon    të    dhënat    bazuar    në dokumentacionin e paraqitur dhe mban një kopje të tyre. Pajisja e tyre me vërtetimin e deklarimit për   punësim,  do të   bëhet   nga   zyra   përkatëse   e punësimit  ku  personi ushtron  aktivitetin  e  tij,  në një  afat  kohor  prej  5  ditë  pune  që  nga  dita  e dorëzimit, thekson udhëzimi. /Scan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here