Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet “Spastrim” në bashkinë e Lezhës, 179 punonjës largohen nga puna në janar

“Spastrim” në bashkinë e Lezhës, 179 punonjës largohen nga puna në janar

0
608

Duke nisur nga janari i vitit që vjen, 30 % e punonjësve të Bashkisë Lezhë do të largohen nga puna.

Struktura e re e përgatitur nga drejtuesit e Bashkisë dhe që u miratua nga Këshilli Bashkiak parashikon reduktim të ndjeshëm të numrit të punonjësve.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se administrata aktuale është jo efiçente dhe e tejfryrë në organike dhe sipas tij kjo është një kosto e lartë për taksapaguesit .

Pjerin Ndreu: “Ne nuk mund ta lejojmë, por që është mbi të gjitha një kosto për të gjithë taksapaguesit lezhjanë. Fondet po shkojnë drejt rrogave dhe shpenzimeve në dëm të investimeve. Vetëm  4% e buxhetit të bashkisë është përdorur për investime dhe shumica kanë shkuar për rroga.”

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i grupi të këshilltareve socialist Eduard Ndreca, sipas të cilit kjo tregon se bashkia e re nuk do jetë vend punësimi për militantët.

Eduard Ndreca: “Bashkia e re nuk është një bashki militantësh. Nuk po bëhet një bashki militanësh por një bashki në shërbim të qytetarëve, pra një godinë shërbimi ashtu siç e kemi theksuar vazhdimisht.”

Me strukturën e re Bashkia Lezhë do të ketë 430 punonjës nga 609 që ka aktualisht, ndërsa kryetari Ndreu thotë se largimet dhe punësimet do të bëhen vetëm mbi bazë të ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here