Mehmetaj: E vetmja masë e marrë për tërmetin nga qeveria është anullimi i udhëtimit të Ramës

0
613

 

Nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka reaguar ndaj qeverisë lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga tërmeti i fuqishëm që tronditi pasditen e sotme vendin.

Ja postimi i plote

Ndërkohë që qytetarët e Tiranës edhe Durrësit janë rrugëve në panik, e vetmja masë e marrë që lajmërohet nga qeveria është anullimi i një udhëtimi të Ramës.
As shpallja e emergjencës kombëtare, as ndihmë në terren për faniljet e dëmtuara, as informacion për qytetarët si të kujdesen për veten.

Ku janë zonjat ministre që bënin humor në parlament, si do justifikohen para shqiptarëve, ku do gjenden fondet për të dëmshpërblyer familjet?

Urojmë që të mos ketë më lëkundje e dëmet të jen të pakta, ndërsa lutemi për shëndetin e 30 qytetarëve të plagosur 🙏🏻

Ps. Ndërkohë në Teatrin e “rrezikshëm” Kombëtar nuk është thyer asnjë xham!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here