Ku është shtabi i emergjencave civile?

Kjo është pyetja që ngre nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, pas tërmetit të fortë që tronditi vendin dhe që la pas dëme të shumta materiale dhe dhjetëra persona të plagosur.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili ngre disa pyetje dhe shqetësime, ndërkohë shpreh revoltën e tij me inekzistencën, sipas tij, të institucioneve shtetërore.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Emergjencen Kombetare s’ka kush ta shpalle!?

Ku eshte shtabi i emergjences?

Ku jane komunikatat e perditesuara te vazhdueshme e te shpeshta per te informuar qytetaret?

Kush e drejton administrimin e situates se rende?

Pse nuk shpallet gjendja e emergjences?

Ku eshte kryetari i bashkise qe na njofton per shiun dhe s’duket gjekund per termetin?

Po policia per gjobat e makinave eshte apo per te qene prane qytetateve.

Po ministria e brendeshme qe jep informacione pa asnje vlere ku eshte?

Rrofte media qe po ben dicka te pakten per informimin

Me keto denglat e qe nderpret KM udhetimin ne Amerike do mbahen shqiptaret ne keto momente te renda.

Llafazanet dhe telendaret e shplare te qeverise te shkojne neper zyra dhe te marrin pergjegjesite e te drejtojne situaten.

Boll u sollen si turiste me qeverisjen dhe me hallet e popullit.

LEAVE A REPLY