Braimllari: Paketa antikrizë siguron çlirimin e ekonomisë nga oligarkët

0
570

 

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se paketa antikrizë, e propozuar nga  Kryemadhi siguron çlirimin e ekonomisë nga oligarkët.

“Është një paketë që kërkon zgjidhje të gjerë. Nuk kërkon të nxjerrë Ramën nga kriza. I jep siguri shqiptarëve që ky vend do të bëhet. Siguron çlirimin e ekonomisë nga oligarkët”- u shpreh Braimllari.

I pyetur për uljen në tryezë për diskutimin mbi reformën zgjedhore, Braimllari deklaroi se problemi i shqiptarëve nuk është nxjerrja e Ramës nga kriza, por mosprodhimi i krizave të tjera.

Braimllari: Ne mendojmë që për të zgjidhur këtë çështje nuk mjafton një tryezë, një konferencë. Kryemadhi ka folur sot për një paketë për të nxjerrë vendin nga kriza. Sot problemi nuk është të ulemi në tryezë, por si shqiptarët do gjejnë një zgjidhje dhe që Shqipëria të mos prodhojë më kriza. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here