U shpall kampion kombëtar në shah, Franc Ashiku në Tv1 Channel: U vendos rekord kombëtar

0
1006

Pas shpalljes kampion ne kambionatin kombetar te shahut, Franc Ashiku ka qene i pranishem ne emisionin “Start” te TV1 Channel ku ka folur per emocionet e gares dhe titullin kampion.

Ashiku: Kampionati ishte shume i forte, besoj qe kete here kemi vendosur rekord kombetar sepse une dhe rivali im kryesor kemi marr 8.5 pike nga 9 te plota.

Emocionet ishin shume te forta, sepse kampioni nuk ishte percaktuar deri ne diten e fundit dhe me ane te rregullores ne ishim barazim dhe u vendos te behej rapid match, ku une fitova.

Deshira ime eshte per te perfaqesuar vetem Shkodren, une kam dal kampion edhe me ekipe te tjera, por kur luaj per Shkodren eshte tjeter emocion, sepse luan per ngjyrat e qytetit tend.

Une kam luajtur me ekipe te tjera, sepse ka qene nje periudhe ku shahu ketu ne Shkoder ishte zbeh dhe nuk kishte mundesi per me marr pjese ne ekipore, nuk eshte se e kam lene Vllaznine per nje ekip tjeter, por Vllaznia nuk ka marre pjese ne ekipore ne ato vite.

Shahu kerkon edhe stervitje ne loje, por edhe stervitje fizike, sepse shahu eshte nje loje qe duron 4-5 ore dhe duhet perqendrim maksimal dhe duhet pergatitje fizike per te patur rezistence gjate lojes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here