Kompozitori i mirenjohur shkodran, profesor Zef Çoba ishte i pranishem ne emisionin “Start” ne Tv1 Channel ku foli per jeten dhe vepren e kompozitorit te operas se pare shqiptare, Prenke Jakova
Çoba: Çdo fenomen qe shfaqet ne muzike duhet ta pranojme si nje dhurate qe vjen ne nje mjedis ku ai vjen per nje mision te veçante te historise siç eshte edhe roli qe ka luajtur Prenke Jakova.
Per fatin tone te mire ne Shkoder ka patur persona te perkushtuar ne boten e muzikes dhe institucione qe kane nxitur dhe inkurajuar talente te reja.
Keshtu ka ndodhur edhe me Prenke Jakoven, ai lindi ne 1917 ne nje familje me tradita ne zejtari, por ne nje mjedis te pasur me interesa ne kultivimin e vlerave artisitke.
Keshtuqe qe ne femijeri tek ai kane filluar disa shprehi te tij per artin, por qe nuk do te kishin marre jete neqoftese nuk do te ishin aktivizuar.