Shqiptarët shpenzojnë më pak për arsim e më shumë për mobilje

0
888

 

Sipas të dhënave të INSTAT nga Anketa e Buxhetit të Familjes 2018, shpenzimet mesatare për konsum për një ‘njësi familjare’ e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, janë 75.935 lekë në muaj.

Po sipas këtyrë të dhënave, shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2018, është rritur me 3.%% se në krahasim me vitin 2017.

Anketa e Buxhetit të Familjes e këtij viti, shpalosi se uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor, në vitin 2018, e ka shënuar arsimi, me 19,8 %, krahasuar me  një vit më parë, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në “mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës”, me 25,8 %.

Shpenzimet për mallra të tjera dhe shërbime” kanë shënuar, gjithashtu, rritje me 16,1 %, krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave, kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për “artikuj dhe produkte për kujdes personal”.

Shpenzimet për komunikim kanë regjistruar një rritje prej 11,2 %, krahasuar me vitin e pararendës, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të “shërbimeve telefonike”.

Sa i përket strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve, peshën më të madhe e zënë grupi “ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 33.436 lekë, ose  44,0 % në buxhetin familjar.

E dyta në rradhë është shpenzimi për banesën, përfshi shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 7.988 lekë  ose 10,5 % të totalit të buxhetit familjar.

Mallrat e tjera dhe shërbimet, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 5.202 lekë, zënë 6,9 % të buxhetit mesatar familjar.

Të dhënat e kësaj anketa nga INSTAT, gjithashtu, zbuluan se NjEF-të e përbëra nga një person i vetëm, shpenzojnë më shumë për ushqim, prej 50,0 %, krahasuar me njësitë e tjera, më të mëdha familjare.

Shpenzimet më të larta për transport paraqiten në NjEF-të e përbëra nga tri ose më shumë të rritur me fëmijë, me 7,7 %./ monitor

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here