20 vite në karrige me rrota, studentja Fatjona Nikaj: Asnjëherë të mos themi “Unë nuk mundem”

0
1023

Te rinjte te cilet mendojne qe kufizimet fizike mund te kufizojne arritjen e qellimeve apo deshirave te tyre ishte tema e cila u diskutua sot ne emisionin “Start”  ne Tv1 Channel ku ne lidhje direkte Fatjona Nikaj na jep mesazhin se sa shume duhet ta duam jeten dhe te mos dorezohemi asnjehere edhe kur perballemi me veshtiresi dhe se secili mund t’ia arrije ne jete nese ka vullnet.

Fatjona qe ne lindje ka patur nje problem ne pjesen fizike dhe eshte detyruar qe 20 vitet e saj te jetes t’i kaloje ne karroce, por kjo nuk eshte asgje per te, sepse jo vetem ka bere gjithçka per te qene e barabarte por edhe me shume sesa te tjeret. Sot ajo ne degen e gjermanisitikes ne fakultetin e gjuheve te huaja ne Shkoder eshte nje nga ato studentet qe do shume shkollen, studimet dhe qe jeta do t’i ofroje shume surpriza te bukura.

Fatjona: Tashme filloj vitin e dyte, viti i pare u mbyll suksesshem, pas mbarimit te pushimeve tani eshte koha per te menduar edhe per nisjen e studimeve.

Ne auditoret e fakultetit veten e kam gjetur shume mire pasi kam patur miq, profesoresha te cilat jane treguar shume te dashura dhe mikpritese.

Perpara se te nisja gjimnazin kam hasur veshtiresi per pranimin tim ne shkolla, e vetmja shkolle e cila ishte edhe shansi im i fundit ishte shkolla e gjuheve te huaja “Shejnaze Juka” e cila me pranoj, ndersa gjimanzet e tjera jo per shkak te gjendjes ne te cilen ndodhem.

Qe nga klasa e pare e deri me tani mbeshtetja ime me e madhe ka qene babai i cili me ka shoqeruar kudo dhe vazhdon ta beje duke me sjelle çdo dite ne shkolle. Keto jane peripecite e nje prindi qe nuk do ta lejoje femijen e vet te mbese mbrapa, por te integrohem si gjithe te tjeret ne jete.

Qe ne momentin qe kemi vendosur ne familje qe une te ndjek rrugen e dijes babai im vendosi qe te nderprese çdo gje tjeter edhe punen per te qene pas meje.

Me shoqerine ndihem shume mire, madje ma lehtesojne pjesen e mesimeve apo ndonje veshtiresi qe mund te kem, thejshte mjafton t’iu them atyre dhe gjehet zgjidhja menjehere

Kete force qe une kam sot e kam nga nje grup njerezish qe qendrojne mbrapa meje fillimisht nga familja, shoqeria dhe gjithe te njohurit qe me ndihmojne dhe me japin kurajo per te vazhduar me tej. Mesazhi im per rinine eshte se pavaresisht kushteve nuk duhet te themi “Une nuk mundem”, por askush dhe asgje nuk te duhet te na ndaloje per te ndjekur endrrat tona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here