Neziri,Memaj,Dracini dhe Sinani në “Perspektive” të Tv1 Channel na njohin me projektin ‘’Mushkëri të gjelbërta’’

0
996

 

Ne emisionit “Perspektive” te Tv1 Channel u diskutua rreth ajrit dhe mjedisit,ndotja e tij dhe menyra sesi po kundravepron mjedisi kundrejt asaj qe i kemi bere ne vite dhe si pasoje po marrim nje pergjigje te ashper e cila demton edhe shendetin tone ne disa raste. Si dhe rreth nje monitorimi I bere se fundmi rreth nivelit te ndotjes ne qytetin e Shkodres.

Te ftuar Ardita Dracini inspektore drejtoria rajonale e mjedisit
dok. Prof. Alminda Memaj ambjentaliste
dok . Prof Anila Neziri
Odeta Sinani , pjese e matjeve edhe monitorimit te ajrit

Neziri:Ne kuader te projektit kombetare ‘’Mushkeri te gjelberta’’ e cila eshte nje platforme alternative dhe gjithe perfshirese per monitorimin e ajrit,gjelberimit dhe  zhumave nje project kombetare.Ne menyre te  vazhdueshme  cdo muaj eshte planifukar te monitorohet jo vetem qendra e qyetetit por edhe zona jashte saj deri ne fund te projektit qe zgjat dy vite e gjysem.Kemi nxjerr perfundimet per 11 zonat.Kemi pikat  me te nxehta qofte per zhurmat, per ndotjen e ajrit dhe pluhurat.Aparatuart jane te akredituara dhe kalibruara dhe besueshmeria ne to eshte e larte.Parametrajt e ajrit nuk jane shume problematike pervec dioksididit te azotiti qe i kalon vlerat e lejuara nga komunitetit europin ne gjithe zonat e qytetit.Kjo vjen nga numri i larte i makina dhe cilesia e tyre  si dhe ajo e naftes qe nuk eshte ne nivele te larta.Keto faKtor kane ndikuar Ne rritjen e  dioksididit te azotiti.Pluhrat gjithashtu jane ne shifra te larta mbi nivelet e lejuar   sidomos ne periudhen e veres. Kjo lidhet ngushte edhe me cilesine e rugeve duke mos plotsuar standartet, mirembajtjen e tyre qe eshte pergjegjesi institucionale. Zhurmat po ashtu I kemi ne nivele te larte duke kaluar vlerat e lejuara sidomos tek qendra e qyetit.Parametrat plotesohen vetem ne rrugica dhe ne zonat me pak te banuara te qytetit.

Memaj: Ky projekt dhe keto matje si per gjelberimin, zhurmat dhe ajrin kane qellim qe te na njohin me situaten, se cilat jane parametrat dhe ku jemi ne me standartet e caktuara. Publiku informohet per qytetit e tij dhe situaten ne te cilen ndodhet si dhe e kemi me te pershtatshme  per te treguar ne nivel  qeverise lokale se cilat jane rezultatet dhe per ti dhene rekomandime per permirsimin e situates.Metodat jane alternative dhe per monitorimin e tre komponenteve monitrimi behet sipas standarteve.Ne lidhje me gjelberimin urban jane 11 zona qe i  qujame zemra e qytetit  pas kesaj zone do jene edhe dy te tjera qe do monitorohen.Ne secilen zone identifikojme cdo idivid peme,shkurre etj ku eshte vendodhja,tipologjia, mosha, diametri dhe lartesia keshtu arrim te bejme matjet ne baze sherbimi ne ekosistem.Sherbimin ne ekosistem e masim ne kapacitetin e pemeve apo gjelberimit urban per te thithur dioksidin e karbonit dhe per te cliruar oksigjen, aftesin ujembajtese te pemeve  ne rastin e shirave apo kapacitetet infiltuese. Gjelberimi shihet si nje indikator i cilesise se ajrit po ashtu edhe per zhurmat pasi sa me shume pema te kete aq me I vogel eshte impakti me zhurmat.

Dracini: Mendojme te ndergjegjesojme njerezit qe keto veprime qe demtojne mjedisin te mos vazhdojne te perseriten. Problemet jane hallke duke filluar nga mos ndergjegjesimi i njerezve duke vijuar me pas me ndotjen e mjedisit nga mbetjet urbane. Drejtoria rajonale e mjedisit ne kete projekt ka rol dhenien e lejes se mjedisit te tipi C qe jane tek restorantet subjekte me muzike kemi te bejme me ndotjen akustike por nuk bejme monitorimin pasi pajisjet kerkohet te jene te akredituara dhe ne nuk i kemi mundesit per ti marre por asistojme ne matjen e monitorimit te zhurmave me agjensine kombetare te mjedisit.

Sinani: Projekti ka filluar qe ne muajin shkurt.Kemi bere monitorime ne disa pjese te qytetit dhe aktualisht qe flasim jane monitoruar 11 zona.Ky monitorim do te vijoje edhe me tej duke pare keshtu 3 komponentet qe jane: gjelbrimi urban,ndotesit e ajrit dhe ndotja akustike. Secili grup pune eshte pajisur me harten e shkdres duke u njohur me zonen qe do monitoronte ku me vone kemi hedhur edhe te dhenat ne tabela.Si studente me ka sherbyer pasi do mund ta perdor si teme diplome apo ne ndonje kerkim shkencore ne te ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here