Pas publikimit të listës fituese të aplikantëve të raundit të dytë ditën e djeshme, duke filluar nga data 30 shtator deri më 9 tetor, maturantët duhet të kryejnë procesin e regjistrimit në universitet. Raundi i dytë i regjistrimeve do të ndahet në 5 faza 48-orëshe: (30-01: 02-03: 04-05, 06-07 dhe 08-09) dhe maturantët e shpallur fitues, mund ta kryejnë procesin e regjistrimit pranë IAL, duke paraqitur dokumentacionin përkatës në sekretaritë mësimore, në programin e studimit ku ata rezultojnë të shpallur fitues, në mënyrë që të ndjekin studimit në sezonin e ri akademik.

Më pas në datën 16 tetor, Rrjeti Akademik Shqiptar, (RASH), dërgon në format elektronik dhe hardcopy në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), regjistrimet përfundimtare të këtij raundi. Referuar njoftimit nga dikasteri i ministrisë mësohet se dokumentet e nevojshme që duhet të kenë maturantët në momentin e procesit të regjistrimit janë të njëjta me ato të raundit të parë.

Maturanti duhet të paraqes: dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja. Fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave. Maturanti dokumentet mund t’i dorëzojë personalisht, ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana e tij.

Çregjistrimi

Të gjithë ata maturantë, të cilët për arsye të ndryshme, nuk dëshirojnë të vazhdojnë studimet në degën e përzgjedhur, në raundin e dytë, kanë të drejtën e çregjistrimit vetëm në datën 10 tetor. Pas procesit të regjistrimit të programit të studimit, ata mund të çregjistrojnë programin në datën e përcaktuar me herët në Ministria e Arsimit. Sekretaritë mësimore, pas çregjistrimit të aplikantëve dhe dorëzimit të dokumentacionit, i dërgojnë RASH-it, brenda datës 11 tetor 2019 -listën e aplikantëve të çregjistruar. Pas këtij procesi, është Rrjeti Akademik i cili bën të mundur çregjistrimin e çdo aplikanti, duke i hapur rrugën e regjistrimit në rundin e tret dhe të fundit.

Ankimimi

Ashtu si në raundin e parë, edhe në të dytin, maturantët kanë të drejtë të ankimojnë rezultatet. Kështu pas datave 23 deri më 26 shtator, ku ata mund të shikojnë në faqen e internetit të IAL-ve ose të paraqitet në sekretaritë mësimore të fakulteteve për të parë renditjen e listës së fituesve, pas këtij procesi ata mund ë ankimojnë. Aplikantëve është menduar t’u lihet një hapësirë një ditore për të ankimuar rezultatet në IAL dhe është pikërisht dita e sotme, 27 shtator. IAL, pas përfundimit të afatit të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, përcjellin zyrtarisht në RASH, në datat 28 – 29 shtator 2019, vendimet lidhur me ankimimet e aplikantëve, si dhe i pasqyrojnë këto vendime, në format elektronik, brenda po kësaj date, në portalin U-Albania. Aplikantët, pavarësisht paraqitjes së ankesës, nëse janë shpallur fitues në një ose disa programe të tjera studimi, mund të vijojnë procedurat e regjistrimit. Nëse ankesa e tyre është pranuar, ata duhet të çregjistrohen nga programi i studimit (nëse janë regjistruar) dhe të regjistrohen në programin e studimit, në të cilin është pranuar ankimimi, vetëm më datë 10 tetor 2019.

Raundi i tretë

Raundi i tret përmbyll edhe fazën e regjistrimeve për vitin e ri akademik 2019-2020. Në raundin e tretë të aplikimit maturantët si fillim duhet të bëjnë çregjistrimin në të dyja raundet e para, më pas të kryejnë pagesën sipas udhëzimit të dhënë. Periudha e aplikimit për këtë raund është përcaktuar në datat 12 tetor -14 tetor të vitit 2019. “Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a)nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë ose të dytë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues; c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të pare ose të dytë. Maturantët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania”, sqaron maturantët ky urdhër. Brenda datës 08 nëntor 2019, RASH përcjellë në QSHA, në format elektronik dhe hardcopy, regjistrimet përfundimtare të tri raundeve.

LEAVE A REPLY