Kukësi-Vllaznia/ Goditje fantastike me të majtën, Hygor kalon në avantazh shkodranët

0
794

Kukësi dhe Vllaznia luajnë mes tyre sfidën e fundit të javës së shtatë në Kategorinë Superiore.

bandicam 2019-10-06 16-55-57-587

Në stadiumin “Elbasan Arena”, kuksianët presin ekipin e Jonuz, teksa vetëm një javë më parë u mundën nga Teuta, dhe ekipi i Duros kërkon të rikthehet menjëherë te fitorja.Nga ana tjetër, shkodranët janë vetëm 1 pikë larg verilindorëve, dhe fitorja javën e kaluar ndaj Skënderbeut me goleadë, ka ngritur moralin në kampin kuqeblu.

Kujtojmë që përballja e fundit me këtyre 2 skuadrave daton më 18 maj të vitit 2018, ku shkodranët triumfuan në shtëpi me rezultatin 2-1.

 

LIVE | Kukësi-Vllaznia 0-1

GOLAT:  / Hygor 8′

 

KOMENTI LIVE: 

8’ GOOOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Gol fantastik nga Hygor. Me një goditje me të majtën nga jashtë zone, topi i braziliani shkon drejt e në cepin e majtë të portës së Xhikës.

8’ Top i gjatë në zonën e Sherrit, gardiani shkodran sërish në pozicion.

6’ Kitanovski hedh një top të gjatë për Shkurtajn, por del Sherri dhe kontrollon

4’ Gligorov në fundoren e djathtë hedh një top në qendër të zonës, por nuk gjendet askush për të goditur. Sërish shkodranët me topin në zotërim, dhe pas një harkimi topi shkon te Gligorov, që godet por Kotobelli ndal me këmbë.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET

KUKËSI: Xhika, Kitanovski, Teqja, Obanor, Kotobelli, Musolli, Limaj, Gavzaj, Rroca, Abazaj, Shkurtaj.  Trajner: Shpëtim Duro. bandicam 2019-10-06 16-37-06-285

VLLAZNIA: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Marku, Ramadani, Krymi, Hygor, Lika, Gligorov, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz.

bandicam 2019-10-06 16-37-40-490

Gjyqtar: Klajdi Kola (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here