Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika Shkoi 5 vjeç në Zvicër, sot i martuar me dy fëmijë, dëbohet...

Shkoi 5 vjeç në Zvicër, sot i martuar me dy fëmijë, dëbohet shqiptari

0
889

Gjykata Federale në Zvicër ka vendosur dëbimin e një shtetasi nga Kosova pas 40 vitesh qëndrimi atje.

Kosovari ishte dënuar disa herë në Zvicër për vepra të ndryshme penale.

Ndër të tjera, ai ka marrë pjesë në disa vjedhje të makinerisë ndërtimore me vlerë prej rreth 230 mijë frangash dhe ka shitur në Kosovë elektroshtëpiake të vjedhura në Zvicër. Veç këtyre ai ka qenë i përfshirë në tregtinë e 53 kilogramëve marijuanë.

Gjykata e Qarkut e Badenit e kishte dënuar 45-vjeçarin në muajin prill të vitit 2005 me pesë muaj e gjysmë burg ndërsa në vitin 2014 me katër vite e 9 muaj burg. Gjykata e Lartë (Kantonale) e Aargaut ia kishte ngritur dënimin e fundit edhe një vit.

Kështu, 45 vjeçari duhet ta mbarojë vuajtjen e dënimit me burg jo më parë se në vitin 2021. Menjëherë pas kësaj, siç ka vendosur tashmë Zyra për Migracion e Aargaut, ai duhet ta lëshojë edhe Zvicrën.

Kosovari mësohet se kishte emigruar në Zvicër që në moshën 5 vjeçare. Ai u rrit atje, u martua dhe është baba i dy fëmijëve adoleshentë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here