Kapiteni i ekipit te Vllaznise ne futboll, Gilman Lika ishte i ftuar ne studion e emisionit “Sport Show” ku foli per fitoren e Vllaznise ndaj Kukesit dhe vazhdimesine e ekipit.

 

Lika: Normalisht ishte nje ndeshje shume e veshtire, por ekipi qe nga ndeshja e pare e deri tek ndeshja e Kukesit ka ardhur duke u permiresuar dhe kjo besoj eshte nje gje shume pozitive. E kishim pergatitur si nje ndeshje te veshtire, edhe ndeshjen e zhvilluam me ane te kundersulmeve, ku besoj qe na doli shume efikase. Ishte nje 3 pikesh qe na dha shume moral, qe eshte shume e rendesishme per vazhdimesine.

Po te isha pyetur para ndeshjes me Kukesin  edhe me barazim sigurisht qe do te isha i kenaqur, por duhet theksuar fakti qe trajneri kishte bindjen e plote qe do shenonim ne kundersulm. Kjo skeme qe kemi luajtur ne kete ndeshje ka qene dryshe prej ndeshjeve te tjera.

Po te krahasosh ndeshjen me Gjirokastren ishin shtate raste dhe nuk shenuam asnje gol, kurse ketu kishim raste me pak, por shenuam 2 gola.

Nuk eshte se kemi bere ndonje gje te madhe me kete 3 pikesh sepse ekipet jane afer me pike, por per vazhdimesine na jep shume moral.

E rendesishme eshte qe ne duhet te vazhdojme me kete ritem dhe nuk ka vend per eufori tek ne, sepse futbolli nuk te le te kenaqesh, nga java ne jave kemi ndeshje, nuk mund te gezohesh.

Trajneri ka nje merite shume te madhe, sepse ka ditur ta mbaje grupin, ne kohet e sotme trajneri me teper duhet te jete psikolog, sesa te beje stervitje. Eshte e rendesishme t’i marresh maksimumin çdo lojtari.

 

LEAVE A REPLY