Dalin rezultatet / Nxenesit e Postribes te helmuar nga salmonela ne ushqimet e FastFood-it

0
991

Dalin rezultatet e analizave te Drejtorise se Shendetit Publik, pas helmimit te rreth 60 nxenesve te shkolles ne Postribe te Shkodres. Pas analizes se kampioneve te ushqimeve, Drejtoria e Shendetit Publik ka bere me dije se nga mbi  20 mostra te marra, 16 kane rezultuar me salmonele. Kjo ka sjelle helmimin e 60 nxenesve te shkolles.

Femijet kane konsumuar ushqime prane Fast-Foodit qe ndodhet pak meter larg shkolles/

Por cfare eshte salmonela ?

Çdo njeri mund të sëmuret me salmonelë duke konsumuar ushqim me salmonelë. Kjo ndodh në disa raste: Ushqimi mund të jetë kontaminuar gjatë procesit të përpunimit ose nga ushqime të përgatitura me dorë.

Ushqimi mund të kontaminohet nga duar të palara dhe të infektuara. Më shpesh ndodh në rastet e ushqimeve, që përgatiten me duar të cilat nuk lahen me sapun pas përdorimit të tualetit.

Salmonela mund të gjendet në feçet (jashtëqitjet) e kafshëve shtëpiake, kryesisht atyre që mund të kenë diarre. Njerëzit mund të infektohen nëse nuk bëjnë larjen e duarve pas kontakteve me to.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here