Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet “Për çdo të ri që do t’i shërbejë Atdheut”, Xhaçka: 300 vende...

“Për çdo të ri që do t’i shërbejë Atdheut”, Xhaçka: 300 vende të lira pune në FA

0
581

Nëse jeni në kërkim të një vendi pune, Forcat e Armatosura të Shqipërisë ofrojnë 300 pozicione të lira. Lajmi është bërë i ditur nga vet ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku përmes një postimi në ‘Facebook’ u bën thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e FA-ve.

“Për çdo të ri me vullnet që do t’i shërbejë atdheut dhe vetes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë vendi i duhur!

Mbi 300 pozicione të lira pune ofrohen anembanë vendit, për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër. Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje. Për më shumë info vizitoni linkun më poshtë:

https://bit.ly/2MoTqBs

Bëni tag edhe shokët e shoqet!”, shkruan ministrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here