Burg të përjetshëm për 3 shqiptarët që vranë avokatin grek

0
703

 

Gjykata e kryeqytetit grek Athinë ka dënuar me burgim të përjetshëm tre shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalis Zafeiropoulos. Kjo ngjarje tronditi opinionin publik grek, dy vite më parë.

Vendimi i gjykatës ishte unanim me gjyqtarët dhe juristët duke pranuar propozimin e bërë më herët nga kryeprokurori, Spyros Pappas. Konkretisht, gjykata vendosi dënim të përjetshëm për vrasësin e Zafeiropoulos., Ibrahim Brahimaj, duke i shtuar edhe 11 vjet burg shtesë për grabitje me armë, shkruajnë mediat greke.

Edhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekocja dhe Olti Dulce u dënuan me burgim të përjetshëm. Këta të fundit, janë paditur edhe për çështjen “mafia e burgjeve” në shtetin helen. E veja e avokatit deklaroi pas vendimit se falënderon drejtësinë greke për dënimet maksimale që dha.

“Faleminderit drejtësisë greke dhe jurisë. Për fat të keq asgjë nuk mund ta rikthejë Michalisin. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë në jetën e tyre sepse ata ishin në burg, ata janë në burg dhe ata do të jenë në burg. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë për ta dhe fatkeqësia na bie mua e fëmijëve të mi”, tha Vicky Zafeiropoulos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here