Dita botërore e shëndetit mendor, Haxhija: Në rajonin e veriut kemi një numër të larte të sëmurëve

0
605

Ne diten boterore te shendetit mendor, nepermjet lidhjes direkte ne emisionin e mengjesit “Start” ne Tv1 Channel, drejtorja e njesise vendore te kujdesit shendetesor, Lindita Haxhija nepermjet aktviteteve te organizuara per kete date ka bere thirrje qe te jemi me te ndergjegjesuar dhe t’i perkrahim me teper personat qe kane probleme te shendetit mendor.

Haxhija: Kemi hapur nje tende, ku kemi punuar broshura, fletepalosje ne te cilat qellimi eshte ndergjegjesimi i gjithe komunitetit per te kthyer vemendjen nga keta te semure me problem te shendetit mendor.

Njesia vendore e kujdesit shendetesor nepermjet qendres komunitare mbulon sherbimin per te gjithe veriun dhe nisur nga kjo numri i ketyre te semureve del nje shifer e larte.

Tek spitali psikiatrik deri tani numri i te shtruarve arrin me shume se  30 persona te semure mendore.

Problemet e shendetit mendor nuk i zgjedhin njerezit, ato mund te ndodhin ne çdo lloj moshe, por evidentimi dhe diagnostikimi i tyre sa me i hershem te jete e mundur aq me mire do te ishte per te semurin, sepse nderhyrja, terapite dhe mjekimet qe ofrohen nga stafi profesional do te ndihmonin shume ne riaftesimin e tyre.

Por ka edhe semundje te nje niveli goxha te veshtire te cilet jane gjithmone te nenshtruar mjekimeve.

Dita boterore e shendetit mendor eshte nje dite ku te gjithe ne duhet te rrisim ndergjegjesimin per t’i pare keto persona qe vuajne nga problemet e shendetit mendor si qenie njerezore dhe qe ne duhet t’i japim mbeshtetjen tone, qe te ndjehen te perfshire ne shoqeri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here