Sunday, October 20, 2019

FOTOLAJM/ Marrëveshja, Rama ‘lidh besën’ me Vuçiç e Zaev në Novi Sad

140
0

Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë nëshkruar në Novi Sad marrëveshjen për lëvizjen e lirë të mallrave e njerëzve.

Presidenti serb Vuçiç ka publikuar një foto ku të tre liderët kanë bashkuar duart, një shenjë simbolike e ngjashme me ‘besën’.

Besa

Zaev shfaqet i buzëqeshur, Vuçiç i relaksuar, ndërsa kryeministrin shqiptar duket sikur kjo foto e ka kapur pa mendje.

“Faleminderit që keni qenë mysafirë të mirë dhe shpresoj që mikpritja jonë të ketë qenë brenda kufijve të kënaqshëm. Ju jeni gjithmonë të mirëpritur si në shtëpinë tuaj. Ky takim ishte me shumë rëndësi për të gjithë ne!”, është shprehur Vuçiç pas takimit trepalëshe.

Tre liderët nënshkruan në Novi Sad një marrëveshje të ashtuquajtur “Shengeni ballkanik” për të mundësuar lëvizjen e lirë.

Dokumenti sipas presidentit serb, bazohet në zbatimin e katër lirive kryesore të njohura ndërkombëtarisht, të cilat promovon dhe BE, liria e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

Rama Vucic Zaev

LEAVE A REPLY