Itali/Kapen me 3 milionë euro kokainë, arrestohen 3 shqiptarë

0
632

 

Policia e Bolzanos në Vipiteno ka arrestuar 3 shqiptarë, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Ata akuzohen se kanë trafikuar gjithsej 12 kilogramë kokainë.

Shqiptarët e prangosur janë të moshave 39, 29 dhe 23 vjeç, e ishin banorë në Piza e Foggia.

  • foto galeri

Hetuesit italianë zbuluan se origjina e drogës që posedonin shqiptarët ishte holandeze, ndërsa po hetohet se ku do të dërgohej lënda narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Kokaina ishte e ndarë në 10 pako, 9 në celofan dhe një e mbështjellë me një çorap. Në rast se droga e kapur do të shitej në treg, do të sillte fitime prej 3 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here