Kryemadhi për ‘Nova Media’: Pas datës 18 tetor opozita do të bëjë…

0
783

 

Një ditë pas intervistës në Syri TV, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një prononcim për median shqiptare në SHBA, Nova Media, ka komentuar situatën politike në vend dhe planet dhe veprimet e së ardhmes sa i përket Opozitës së Bashkuar.

Kur pritet të shpërthejë opozita?

“Ka një datë zgjedhje për 13 tetorin, por KQZ ka marrë atributet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk pranon dekretin e presidentit, që për shkak të stabilitetit kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve. Është një dekret, që duam apo nuk duam, që do ta shikojë e do ta gjykojë Gjykata Kushtetuese. Situata në të cilën gjendemi, tregon se jemi ende një vend në trazicion.

Data 18 tetor është datë e rëndësishme, pavarësisht 9 kushteve nga Bundestagu gjerman. Sfidat janë përballë klasës politike, jo vetëm mazhorancës dhe kryeministrit të Rilindjes.

Opozita po përgatit platformën antikrizë”, u shpreh kryetarja e LSI.

Pse është tërhequr opozita nga protestat? Ka mbetur vetëm në luftën e deklaratave… 

“Nuk ka tërheqje. Mos harrojmë se kur opozita dogji mandatet dhe me bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit opozita kishte një komunitet ndërkombëtar totalisht kundër, që për hir të interesave të tyre, stabilitetit në rajon apo projekte të tjera siç ka qenë ndryshimi i kufijve të Kosovës. Por sot ne kemi të gjitha kushtet që kishte vendosur opozita, nga Bundestagu gjerman. Nuk ka tërheqje…

Ne presim që 18 tetori të jetë një “Po”. Hapja e negociatave do të thotë implemtim të reformës në drejtësi. 99.9% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE. Kushtet nuk janë për ta, por për qeverinë.

A kemi ne gabime? Po, ndryshe do të ishim Kroacia. Pas datës 18 opozita do të bëjë një axhendë tjetër…”, deklaroi Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here