Vuçiç merr dhuratë një fjalor shqip-serbisht

0
619

  

Gazetari shqiptar në Serbi, Idro Seferi i ka dhuruar Presidentit Aleksandër Vuçiç një fjalor shqip-serbisht.

“Për Shkëlqesinë e tij, unë i jap Presidentit Aleksandar Vuçiç fjalorin tim personal në mënyrë që ai të mund ta kuptojë më mirë të ardhmen se të kaluarën”, ka shkruar Idro Seferi në fjalor, citojnë mediat në Serbi.

Pak ditë më parë në një konferencë shtypi pas takimit me kandatët e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Vuçiç ka thënë se në dorë mban listën e kandidatëve të subjekteve politike, duke lexuar shqip.

“Unë këtu kam sjellë ‘Lista e kandidateve te subjekteve politike’ .. Seferi , a e thashë  mirë?”, dëgjohet Vuçiç, teksa pyet gazetarin shqiptar Idro Seferi, korrespondent në Beograd.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here