“Java e trashëgimisë kulturore”, Mlika në Tv1 Channel: Kalaja Rozafa 300-400 vizitorë në ditë…

0
662

Java e trashegimise kulturore ka qene tema e diskutuar ne emisionin “Perspektive” te Tv1 Channel. Ne qender ishin monumentet e kultures, hisotria dhe muzete e qytetit te Shkodres, te cilat jane pjese e rendesishme per te zhvilluar gjithnje e me shume qytetin edhe nepermjet turizmit. I ftuar ne studio ishte edhe pergjegjesi i muzet te Kalase Rozafa, Ndriçim Mlika ku sipas tij Kalaja Rozafa vizitohet nga 300-400 vizitore ne dite.

Mlika: Shtatori tradicionalisht eshte periudha shume e pershtatshme per turizmin kulturor, qofte edhe per temperaturat qe jane me te uleta se ne muajin gusht. Kalaja Rozafa dhe muzeu i saj kane qene plot me vizitore, eshte nje periudhe qe vete ambienti eshte si te jesh ne “parajse”.

Numri I vizitoreve ka qene shume i larte, ku perveç Europes ka edhe nga Amerika, Amerika e Jugut, por edhe nga Lindja e larget, turiste te shumte. Ne kala mund te jene 300 – 400 vizitore ne dite, ndersa muzeu nje numer pak me te ulet.

Kalaja eshte fryt i mundit te shume e shume brezave, ato punime qe jane bere me cilesi jashtezakonisht te mire dhe me ato mjete pune qe kane patur ne ate kohe dhe vete struktura e saj i drejtohet njerezve si nje thirrje per te ditur pse i gjithe ky shpenzim i energjise njerezore ne kete pike dhe kete perben edhe muzeu i kalase Rozafa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here