Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 skanoi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ndërsa u pyet dhe për raportin e Komisionit të Venecias nëse Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me zhdekretimin e 30 qershorit.
Sipas Dumës, Kreu i Shtetit nuk ka shkelur kushtetutën, ndërsa theksoi se Komisioni Hetimor i ngritur për hetimin e veprimtarisë së Metës, duhet të shkrihet. Ajo këtë lëvizje e konsideroi si qesharake dhe praktikisht të pa realizueshme. Ish-deputetja tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Raporti i Komisionit të Venecias; duhen zgjedhje të parakohshme. Kjo është e qartë dhe e pastër. Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën, nuk ka shkelur ligjin kushtetues, pra dekreti për zgjedhjet në tetor në mënyrë juridike është i legjitimuar. Derisa nuk e ka shkelur kushtetutën, pra ai qëndron. Gjykata kushtetuese do të mund të gjykojë tejkalimet apo mbikalimet apo nënkalimet, por ajo nuk është më dhe për rrjedhojë mbetet sot që dekreti I presidentit është I vlefshëm. Kjo është e qartë dhe kaq. Komisioni Hetimor ndaj Metës duhet të shkrihet pasi është qesharak. Nuk do të arrijë ta shkarkojë. E gjitha është për show. Kam dyshimet e mia nëse do ta shkarkoj apo jo. Kjo është e pamundur dhe e pabëshme, dhe e padiskutueshme që jo.”-tha Grida Duma.