Thursday, April 25, 2024
Home Arsim Sot nis viti i ri akademik, Shahini: Do vazhdojmë të përgjysmojmë tarifat

Sot nis viti i ri akademik, Shahini: Do vazhdojmë të përgjysmojmë tarifat

0
585

Në nisje të viti të ri akademik, ministrja e Arsimit, Besa Shahini premton vazhdimin e zbatimit të paktit për universitetin. Në një videomesazh urimi për të gjithë studentët ministrja thotë se do të vazhdojnë të përgjysmojnë tarfiat dhe të japin bursa.

Besa Shahini: Të dashur studentë! Sot fillon viti i ri akademik. Ne kemi kaluar gjithë muajt e verës për të vijuar me realizimin  e paktit për universitetin. Do vazhdojmë zbatimin e politikës së   përgjysmimit të tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të integruar.

Do vijojmë me dhënien e bursave për të gjithë ekselentët dhe kategoritë në nevojë.

Kemi investuar në konvikte jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë.

Mos harroni ju lutem ta përdorni bibliotekën dixhitale që ka miliona artikuj shkencore dhe libra akademik për studimet tuaja.

Ti mbledhim energjitë bashkë për të çuar përpara paktin për universitetin dhe të mirësojmë cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri. Mirëpres takim me ju!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here