Diten e premte ne pallatin e sportit ”Qazim Dervishi” do te luhet ndeshje e basketbollit mes Vllaznise dhe Tiranes. Te ftuar ne emisionin ”Pasdite ne Tv1”  Blendi Dibra sekretari i klubit te sportiti Vllaznia Blendi Dibra, kapiteni i ekipit Robert Shestani si dhe lojtari i huaj Jonatan Hudson te cilet folen me shume rreth ndeshjes, shmangies se dhunes mes tifozerive,  si dhe rreth gjendjes dhe pritshmerive qe ekipi ka ne kete sezon.

Dibra:Gjithmone jemi ne kerkim te me te mires, duke patur parasysh qe ne vencanti nga sezonet e shkuara kemi ofruar nje fushate marketing mjaft te mire ku tashme kemi ofruar edhe sponsore qe po kontibojne . Merkatoja e zhvilluar ka qene cilesore dhe kemi afruar nje trajner mjaft profesionist qe po drejton ekipin por edhe akademine ne nivele profesionale qe ti japin nje zhvillim cilesore edhe brezit te ri dhe te kemi me teper prurje qe fuqizojne ekipit e pare.Me Tiranen kane nje periudhe te gjate qe tifozerite kane  nje marredhenie mjaft te acaruar ku u pa edhe ne ndeshjen e fundit ne futboll. Ne kete rast shfrytzoj rastin qe tu bej thirrje te dy paleve te tifozerive qe te parandalojne keto akte dhune dhe te tregojne mbeshtetje per ekipet e tyre.Kam pasur kontakte me drejtuesit e ekipit te Tiranes dhe e kane perkrahur iden qe te bejme thirrje qe sport dashesit te jene sa me korrekt. Qofte ne rolin e drejtuesit por edhe te sport dashesit nuk do te doja qe bashkqyetetaret te kalonin ne skena dhune apo ne fyrje te cilat nuk jane ne misionin e sportit.

Shestani:Eshte sezoni ku jam rikthyer pas dy viteve me ekipin e Kamzes dhe dy te tjera me Teuten.Rikthimi im ishte fale projektit qe kishte klubi vllaznia dhe fale pjesmarrjes ne Ballkan lige.Sigurisht edhe trajneri i cili me bindi te rikthehem tek vllaznia.Jam shume i kenaqur per rikthimin tim ne vecanti kur luaj per tifozerin te cilet na mbeshtesin gjithmone si brenda dhe jashte fushe. Eshte kenaqesi te jem kapiten  i vllaznise qe eshte klubi me i vjeter dhe me me shume histori ne Shqiperi.

Hudson:Ndihem shume mire tek Vllaznia, qyteti gjithashtu eshte i bukur, njerezit jane te mrekullueshem, ushqimi po ashtu.Besoj qe kemi nje ekip te mire qofte me lojtaret vendas apo edhe te ardhur dhe personalisht jam shum i kenaqur qe jam pjese e ketij grupi.Kemi shume djeme te talentuar nga ku gjithesecili ka dicka per ti dhene ekipit,por do ta shikojme edhe te premten ne ndeshje qe do ta tregojne veten.

 

 

 

LEAVE A REPLY