Pas gjestit të ulët të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë provokoi banorët e “Unazës së Re” që protestonin para drejtorisë së policisë, selia e OSBE-së në Vjenë ka nisur verfikimet për përfshirjen e përfaqësuesit të saj në këtë incident.
Fakti është konfirmuar për SYRI TV nga vetë selia e OSBE-së në Vjenë. “Po ne jemi të njohur me incidentin. Faleminderit për mesazhin tuaj dhe për shprehjen e shqetësimit. OSBE ka standardet më të larta të sjelljes dhe pritet që edhe të gjithë zyrtarët e saj tu qëndrojnë atyre. Këto standarde të sjelljes, zbatohen edhe përmes proceseve të forta e të brendshme të cilat ndërmerren sapo informacioni del në dritë në lidhje cfarëdo prishje të supozuar të standardeve të sjelljes. Gjithësesi, këto procese janë çështje të menaxhimit të brendshëm, të adresuara në mënyë të drejtë, transparente dhe pas një paragjykim për askënd. Prandaj ju do të na mirëkuptoni që ne nuk mund të komentojnë publikisht për asnjë proces që mund të nisë”, thuhet në përgjigjen zyrtare për Syri TV.