Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos me ftesë të Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, Princ i Monakos.

Pasi u prit me nderime të larta shtetërore, Presidenti Meta dhe Princi Albert II zhvilluan një takim mjaft konstruktiv nga ku u vlerësua edhe me titullin më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit.

”Shumë i nderuar për akordimin nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, të titullit më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit.
E konsideroj si vlerësim të përpjekjeve të përbashkëta në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona! 🇦🇱🤝🇲🇨”

LEAVE A REPLY