Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet Prokuroria ka kërkuar burg për Klevis Balliun dhe protestuesit e tjerë të...

Prokuroria ka kërkuar burg për Klevis Balliun dhe protestuesit e tjerë të Unazës

0
551

Prej orës 10:00 në Gjykatën Penale të Tiranës po zhvillohet seanca për masën e sigurisë, ndaj ish-deputetit Klevis Balliu.

Seanca për 10 të arrestuarit po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për gjithë të banoret e unazës, vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të tyre në flagrancë. Nga prokurori Robert Kote dhe Denisa Hasko janë paraqitur si prova raport shërbimet e policisë dhe pamje filmike të mediave online. Aktualisht po vijon mbrojtja për secilin prej banorëve, mbrojtje që kryhet në mënyrë të pavarur.

`Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Policia tha se këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Personat që dalin për masë sigurie

– Ruzhdi .Maqinaj 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– Safet maksuti., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– Benard nezha 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
– Kujtim Ylli, 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;
– Bajram .Noka., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– Agron .Thaci., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– Artan .Mucmataj., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;
– Klevis balliu, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– Dritan Noku., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– Andi Sharra, 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here