Këshilli i ri i bashkisë Shkodër në Tv1- Channel, Kadia: Kemi dhënë mesazhe mirëkuptimi me bashkinë 

0
1011

Kete puntate emisioni “Perspektive” i Tv1 – channel u fokusua tek këshilli i ri i bashkise Shkoder,ku te ftuar te gazetares Linda Kavaja ishin Kryetarja e Keshillit Bashkiak, Briselda Kadia, si dhe keshilltaret Gezim Galiqi, Jona Liqejza e Ada Selimaj.  Kadia dhe Galiqi kane qene anetare edhe ne këshillin e meparshem, ndersa Liqejza dhe Selimaj  zgjidhen per here te pare. Gjate ketij bashkëbisedimi, nje pike e rendesishme ishte pergjegjesia qe do ti kushtoje ky këshill diskutimit dhe miratimit te buxhetit te vitit 2020, ku do te kërkohen projekte te reja dhe jo te prezantohen vetem te kaluarat.

Ndersa Kadia thekson se nga ky këshill eshte dhene mesazhi i bashkëpunimit me te gjithe, dhe kjo eshte shume e rendesishme.

Per keshilltaret Leqejza dhe Selimaj, eshte e nevojshme qe te reformohen edhe shërbimet qe Bashkia kryen ndaj qytetareve.

Keshilli Bashkiak i Shkodres, i  dale nga votimet e 30 qershorit, dominohet nga Partia Socialiste, per shkak te bojkotimit qe i beri ketij proçesi Partia Demokratike. Kryetare e Bashkise vazhdon Voltana Ademi, pasi i votuari i 30 qershorit per kete detyre, Valdrin Pjetri dha dorëheqje pa bere betimin, per shkak te akuzave qe trajtohen nga Ligji i Dekriminalizimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here