Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Meta pret ambasadorin e ri të Zelandës së Re: Ndajmë vlera të...

Meta pret ambasadorin e ri të Zelandës së Re: Ndajmë vlera të njëjta për demokracinë

0
430

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në  një takim, ambasadorin e ri të Zelandës së Re Anthony George Simpson.

“Ndonëse gjeografikisht larg-  thotë Meta- Shqipëria dhe Zelanda e Re ndajnë të njëjtat vlera dhe vizione për demokracinë”

Ilir Meta: Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e ri të Zelandës së Re, z.Anthony George Simpson, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Shqipëria dhe Zelanda e Re, ndonëse gjeografikisht larg, ndajnë të njëjtat vlera dhe vizione për demokracinë, zhvillimet ndërkombëtare e multilateralizmin, çka përbëjnë një bazë të fortë për forcimin e miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve e popujve tanë.

Theksuam rëndësinë e rritjes së kontakteve ndërmjet njerëzve dhe shfrytëzimin e potencialeve për një bashkëpunim më të madh në fushat e ekonomisë e tregtisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here