Negociata, Basha:Rama shet dështimin e tij si çështje të BE-së dhe si keqqeverisje të tij

0
520

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në daljen e tij të parë publike pas vendimit të faktorit ndërkombëtar për moshapjen e negociatave, tha ndër të tjera se përgjegjësi kryesor për dështimin e këtij procesi është vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama, dhe nuk është problem i vendeve evropiane siç po kërkon ta shesë Rama, por është problem i keqqeverisjes që Rama i ka bërë Shqipërisë në këto vite.

‘Partia Demokratike dhe unë personalisht, kemi punuar fort për të bindur miqtë tanë që ta transformonin jonë e tyre në një proces kushtëzimi që do të mundësonin reformat dhe Po-në për hapjen e negociatave.

Dua të shpreh mirënjohjen tonë për Merkel dhe Social demokratët në Bundestag, për faktin që jo vetëm arritën të siguronin një maxhorancë shumë më të vogël, por që së bashku arritën të rakordonin një dokument që është në fakt udhërrëyfyes për hapjen e negociatave. Nuk prisnim më mirë se sa Bundestagu vemdosi të na japë dy javë më parë. Shqipëria nuk mund të merrte një Po të tëpërt.  Arsyet janë shumë të qartë. Ti rikthehemi 9 kushteve të Bundestagut, Në fillim ishin 5. Më pas u bënë 7, pastaj u bënë 9, për shkak të keqqeverisjes së Ramës. Dy kushtet e reja kanë të bëjnë me gjykimin e shpejtë të 30 qershorit dhe një kodi zgjedhor të arritur me konsesus midis palëve si edhe arrestimin e personave të përfshirë në krim zgjedhor.

Kjo sepse kryeministri shqiptar vuri fatin e tij mbi fatin e shqioptarëve. Ka një përpjekje për ta shitur dështimin si një çështje të BE-së dhe jo një keqqeverisje të Ramës.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here