Tuesday, April 23, 2024
Home Aktualitet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të presin, Franca vendos veton për negociatat

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të presin, Franca vendos veton për negociatat

0
774
French President Emmanuel Macron looks on during a joint press conference with Jordan's King Abdullah II following a meeting at the Elysee Palace in Paris on June 19, 2017. / AFP PHOTO / POOL / GONZALO FUENTES (Photo credit should read GONZALO FUENTES/AFP/Getty Images)

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të presin për aspiratën e tyre evropiane.

Liderët e Bashkimit Evropiane kanë zhvilluar një debat të gjatë deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke mos arritur në një marrëveshje.

Kjo për shkak të vetos të vendosur nga Franca.

Presidenti Emmanuel Macron kundërshtoi me forcë hapjen e negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfundimisht ai mbizotëroi ndaj liderëve të tjerë, përfshirë edhe Presidentin e Këshillit Evropian dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilët ishin në favor, shkruan politico.eu.

Nga ana tjetër, kryeministri i Holandes, Mark Rutte mbështeti një kompromis të mundshëm, që  do të lejonte që bisedimet të fillonin me Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shqipëria duhet të presë.  Por edhe për këtë propozim, liderët e BE nuk ranë dakord për të ndarë dy vendet.

Franca ka cituar arsyet procedurale për bllokimin e të dy vendeve, duke argumentuar se i gjithë sistemi i pranimit në BE ka nevojë për një rregullim. Por Parisi gjithashtu e ka të qartë pikëpamjen e tij se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë të gatshme të fillojnë procesin e anëtarësimit në BE.

Përkrahësit e vendosjes së vendeve të Ballkanit në rrugën e anëtarësimit argumentuan se të dy kanë përmbushur kriteret e përcaktuara nga BE dhe se besueshmëria e bllokut do të dëmtohet shumë, pasi ajo nuk arrin të përmbushë premtimet e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here