Kryemadhi: Me Ramën BE është një mision i pamundur, të dorëhiqet

0
446

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklarataë për mediat foli për vendimin negativ të Këshillit Europian për mos’hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Kryemadhi tha se me kryeministrin Edi Rama në krye Bashkimi Europian është një mision i pamundur për shqiptarët.

Monika Kryemadhi: Përgjegjësi i vetëm për këtë pengesë që i bëhet rrugës Europiane të Shqipërisë është vetëm Edi Rama. Me Ramën BE është një mision i pamundur dhe një ëndërr e parealizuar për shqiptarët. Dështimi i Ramës është individual dhe personal.

Teksa ka fajësuar kryeministrin për këtë vendim negativ për Shqipërinë, Kryemadhi tha se e pakta që mund të bëjë Rama është dorëheqja si një shenjë reflektimi. Po ashtu ajo tha se i vetmi që bllokon integrimin e vendit është Rama, ndërsa listoi disa nga arsyet se pse BE vendosi t’i thotë ‘JO’ negociatave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here