Pas një pauze, opozita pritet që t’i rikthehet sërish  protestave. Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se nuk ka rrugëzgjidhje tjetër veç protestave.

“Protestat do të jenë të pandalshme. Një regjim i tillë kriminal siç u vërtetua në Bruksel me gojën e presidentit Macron dhe me 9 pikat e Bundestagut të përpiluara dhe mbrojtura nga kancelarja Merkel. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër vetëm se protestë, protestë, protestë deri në fund. Kurrë nuk janë falur të drejtat veçanërisht nga një narkobandë dikujt që ja ka shkelur”, tha Gent Strazimiri.

Strazimiri  tha se protestat do të jenë të bukura dhe magjishme.

Opozita kishte marrë një vendim, që deri në vendimin e Këshillit të Evropës për hapjen ose jo të negociatave nuk do të protestonte nëpër sheshe.

LEAVE A REPLY