Zaev jep dorëheqjen, çon vendin në zgjedhje të parakohshme

0
793

 

Kryeministri Zoran Zaev ka propozuar zgjedhje të parakohshme për Maqedoninë e Veriut.

Zaev tha se Brukseli i bëri një padrejtësi Maqedonisë së Veriut dhe për këtë duhet që gjithkush politikan të marrë përgjegjësitë e veta.

Propozimi i tij në mbledhjen me liderët do të jetë propozimi për zgjedhje të parakohshme.

Para dy ditwsh Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo  kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here