Ish- futbollisti i Vllaznise dhe analisti i njohur Fatmir Lugji i ftuar ne rubriken sportive “Sport Show” ka komentuar situaten e Vllaznise dhe humbjen 1 me 3 ndaj Partizanit. Sipas tij Vllaznia ka disa ndryshime, por ende shume problematika ne ekip.

Lugji: Duhet pranuar qe Vllaznia kete kampionat ka ndryshuar ne forme dhe permbajtje  , ka ndryshuar ne menaxhimin e ekipit, ka ndryshuar edhe ne drejtimin e ekipit, por nuk duhet thene se ky ekip nuk ka probleme.

Nje nder problemet eshte pergatitja fizike, sepse ne pergatitjet fizike qe ka organizuar Vllaznia nuk ka qene e kompletuar me lojtare, pasi pjesa me e madhe e lojtareve te rinj qe kane ardhur jane pas fillimit te kampionatit dhe kjo ben qe pergatitja fizike nuk eshte ne lartesine e duhur dhe lojtaret titullare nuk jane aty ku duhet.

Nje tjeter problematike eshte qe Vllaznia nuk ka stol. E them kete sepse stoli eshte shume i rendesishem per nje ekip. Braziliani i blere, nje oferte qe erdhi me buje i cili u fut edhe ne pjesen e  dyte, ku per mendimin tim nuk ploteson asnje kriter, asnje parameter te nje futbollisti profesionist, aq me teper te Superliges e te Vllaznise. Ketu kundershtoj thenjen e drejtorit teknik qe personalisht ka bere nje blerje cilesore. Perveç dy – tre lojtareve qe jane cilesore ne blerje te tjeret jane me mungesa. Sa aktivizohet braziliani, ne kemi shume te rinj nga akademia dhe Vllaznia qe i mbyllin deren dhe i spostojne ne ekipe te tjera, ku fare mire mund ta bejne ate rol.

Vllaznise i mungon lojtari gol. Nuk kemi nje lojtar qe kur eshte ne piken e zones se rreptesise se kundershtarit ai duhet te markojne dy ose tre lojtare, nuk kemi. Ne nuk kemi lojtare mesfushore, duhen absolutisht dy mesfushore, pasi mbi 80% te topave qe vijne nga zona fundore i marrin lojtaret kundershtare. Vllaznise i eshte dashur dhe iI duhet shtylla kurrizore, Vllaznia nuk ka nevoje me teper se 4 – 5 lojtare te blere, por duhen lojtare cilesore, jo amatore.

Por une do doja te dija nga qofte nga stafi teknik apo mjeksore, sa kalori harxhon nje futbollist ne stervitje dhe ndeshje dhe sa kalori fiton ai pas ndeshjes me ane te ushqimit dhe te lengjeve? Sepse mendoj qe nje pike e pergatitjes fizike edhe edhe ne kete drejtim jane  harxhimi dhe marrja e kalorive.

LEAVE A REPLY