Një ditë pas vrasjes misterioze të 55-vjeçarit, Lazër Arraj në fshatin Palaj të Dukagjinit policia tashmë e ka një autor të dyshuar për krimin. Në pranga ka rënë djali i xhaxhait të viktimës Marash Arraj.

Lazër Arraj, i njohur në zonë edhe me mbiemrin Pjetrushi, u gjet i vrarë me armë zjarri mesditën e të hënës (21 tetor) në fshatin Palaj të njësisë administrative të Shoshit në Dukagjin.

Dy herë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij ndërsa po largohej nga fshati për t’u kthyer në Shkodër, aty ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.

Viktima kishte shkuar në malësinë e Dukagjinit si çdo prag dimri, për të marrë prodhimet e fundit që i shërbejnë për muajt e ftohtë të vitit, por nuk arriti të kthehej i gjallë në shtëpi.

……………………

Shkodër

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi L. A.

Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nga strukturat e D. V. P. Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë dokumentimi ligjor dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:

M. A., 26 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi dje më datë 21.10.2019 dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. A., në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër.

Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEAVE A REPLY