Kryeministri Rama bashkebisedim me qytetaret/ Shkodrani: Zoti Kryeminister ne Shkoder na sjell drejtues te zot jo matrapaza. Kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon nje takim me qytetare te ndryshem ne kuader te “Bashkeqeverisjes me qytetaret”.

Nje qytetar i Shkodres mori fjalen duke i kerkuar kryeministrit Edi Rama ndryshim rrenjesor ne Shkoder. Duke treguar rastet e tija personale, qytetari i rrefeu kryeministrit sorollatjet e tij ne zyrat e ALUIZNIT ne Shkoder, ne zyrat e ADISES dhe ne Hipoteke.

“Zoti kryeminister, Shkodra ka djem dhe vajza te mira, ata duhet te punesohen jo ata drejtore me diploma te blera. Ne Shkoder, ke drejtues qe nuk presin qytetaret dhe ne sorollatemi gjithe diten. Ata jane te gjithe matrapaza. Ne keto zyra, ka punonjes qe te thone: “Nuk kemi kohe per ju, hajdeni ne 4 kur ne ate orar mbyllen zyrat. Ka punetor e drejtor qe jane gjithmone ne kafe”. Te lutem zoti kryeminister, ne Shkoder na emero drejtues te afte e te zot. Nderkohe ne fjalen e tij kryeministri Rama tha se Hipoteka
e Shkodres bashke me ate te Vlores jane pikat e zeza te Shqiperise.

LEAVE A REPLY