Kamioni me 39 kufoma në Britani, zbulohen të tjera detaje nga ngjarja horror

0
877

 

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë në Britaninë e madhe, ku u gjet një kamion me 39 kufoma, ndërsa është zbuluar edhe identiteti i shoferit.

Sipas “Daily mail” shoferi, i cili është arrestuar, është një 25-vjeçar, Mo Robinson, një shofer kamionësh nga Irlanda e veriut. Ai u largua nga shtëpia e tij, në një fshat të vogël afër Portadoën, në fundjavë dhe mori kamionin nga porti i Purfleet, vonë natën e kaluar.

Në orën 1:40 të mëngjesit, policia thotë se ka marrë një telefonatë nga ambulanca për një kamion të mbushur me njerëz, që qëndronte brenda parkut industrial të waterglade.

Robinson postonte vazhdimisht foto në rrjetet sociale, në lidhje me kamionin, duke iu referuar si “Skandinav Express”, por ai ishte thjeshtë shoferi i kamionit dhe jo pronari.

20089364-7605019-image-m-29_1571843808885

Kamioni është konfirmuar se vjen nga Bullgaria dhe policia thotë se procesi i identifikimit të viktimave do të marrë kohë.

Viktimat janë burra dhe gra, ndërsa një prej tyre është adoleshent. Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, dyshohet se trupat i përkasin emigrantëve të jashtëligjshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here