Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se BE ia plasi derën në fytyrë kryeministrit Edi Rama dhe pjesës tjetër që ndodhen në pushtet.

Edi Ramës dhe gangsterëve të tij në pushtet, atyre që ndërtuan narkoshtetin e parë në Europë ia përplasën derën para fytyrës. Pse Edi Ramës? Europa ka një memorie të sigurtë që nuk duhet të dyshojmë. Europa e ka të qartë se Rama erdhi në pushtet pasi bllokoi vendin e tij. Bllokoi për këshilltarët e Fierit, për tre ligjit që ishin negociuar dhe ishte rënë dakord sepse Drejtori i Zgjerimit, italiani Sanino, ish këshilltar i Romano Prodit erdhi tek unë dhe unë i bëra pa asnjë  lloj vështirësie për të bërë lëshime, mjafton të mbeteshin standarde demokratike. Dhe Rama pranoi çdo fjalë të atyre ligjeve dhe nuk i votoi sepse komplotonte me një person që unë edhe atëherë i kam quajtur potencialisht agjentë rus Stefan Fule”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se raporti i Komisionit në 2016 u shkruajt në zyrën e Edi Ramës.

Në 2016 raporti i Komisionit u shkruajt në zyrën e Edi Ramës dhe u transferua nga Romana Vlahutin si raport i saj në Bruksel”, tha ai.

Sonila: E keni nga informatori digjital apo keni dijeni të plotë?

Berisha: E kam nga një informator që e kam deklaruar me dhjetëra herë dhe nuk e kundërshton dot askush këtë. Sepse këto gjëra nëqoftëse do të ecej mbi bazën e meritës unë ju garantoj ju që të gjitha bëheshin. Mua më vjen keq t’ju lexoj këtu deklaratat e mia të vazhdushme që nuk do të happen negociatat.

LEAVE A REPLY