Ne kuader te muajit tetor i njohur ndryshe si muaji roze ne studion e Pasdite ne Tv1, e ftuar drejtoresha e shendetit publik Lindita Haxhija Mekshi na njohu me shume rreth aktiviteve te zhvilluara gjate ketij muaji per ndergjegjesimin e semundje se kancerit te gjirit

Lindita Haxhija Mekshi: Tetori roz eshte muaji kombetar i fokusar ne ndergjegjesimin per luften kunder kancerit te gjirit. Eshte nje semundje e zakonshme per grate dhe diagnostikimi i kesaj semundje shkon deri ne 650-700 gra te prekura ne vit, per kete i eshte dhene i gjithe ky fokusi dhe kjo fushate e madhe ndergjegjesimi.E kemi filluar fushaten fillimisht me fasonerite, shkollat e mesme te qyetetit, ne 9 vjecare pasi aty eshte numri me i madh i grave te punesuara ne instiucione. Pikerisht per kete behen vit pas viti fushata te ndryshme pasi shohim nji idiferenizem te grave. Edhe pse i kemi te instaluara aparatuart e mamografise ne dy institucione shendetsore si tek poliklinika ashtu edhe tek spitali rajonal, shikojme qe edhe pse mamografia eshte gjate gjithe vitit falas ka nje numer te pakte grash qe ofrohen per ta marre si sherbim. Ndersa gjate muajit tetor ku punojme duke bere fushata rrritet numri deri ne 500 gra qe kane bere mamografine qe do te thote qe grate duan te kene nje ngacmueshmeri qe te marrin kujdesin e duhur per shendetin e tyre.Ky indiferentizem mendoj se lidhet edhe me friken qe grate kane ne diagnostikimin e kesaj semundje dhe pikerisht per kete ne, keshilli i punes sone ofrohen ne informimin, percjelljen e mesazheve, keshillimin ne menyre qe te kuptojne qe sot nuk duhet te kene frike te diagnostikohesh me semundjen e kancerit te gjirit.

Lindita Haxhija Mekshi: Nga kanceri i gjirit mund te preket cdo grua si ajo e moshe 20 vjec, 50 apo dhe mbi 50 vjec por ka nderhyrje te pajisjeve se aparaturava ne mosha te ndryshme me programe te ndryshme.Mamografia eshte predispozite per tu bere tek grate qe shfaqin faktor rrisku te larte per kancerin e gjirit qe mund te jete grate mbi 50 vjec, qe kane histori familjare ne linjen e femres qe kane pasur kancer te gjirit. Ajo grua ka kalur me pare kete semundje., duhet te beje cdo vite kontrolle me mamografi pasi tendeca per tu rishfaqur eshe me 2-3 %, po ashtu grate duhanpirese, alkooli po ashtu apo dhe obeziteti jane me te ekspozuara drejt kancerit te gjirit. Tre jane menyrat qe mund te perdorim per diagnostikimin e kancerit te gjirit:

  • vetkontrolli qe gjithe secila femer mund ta beje vete.
  • ekzminimi klinik tek nje personel shendetsor
  • ekografia e gjirit
  • mamografia

LEAVE A REPLY