Thursday, December 12, 2019

“Janë sulur si në ditë të fundit”, Manjani: Rama i humbur!

73
0

Ylli Manjani thotë se Edi Rama është i humbur që në zgjedhjet e para politike që do të bëhen në Shqipëri.

I pyetur se pse Rama nuk shkon në zgjedhje të parakohshme si Kosova, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Manjani thotë se ai ka frikë nga humbja.

Ylli Manjani: Në zgjedhjet më të para që bëhen në Shqipëri politike, Edi Rama është i humbur. Meqë është i humbur ta shtyjë, një muaj një muaj, një vit një vit. Ca me gaz lotsjellës, çik me rrena, çik me terrorista…hajde ta shtyjmë, ndonjë koncesion, KÇK.  Janë sulur si në ditë të fundit, kap ça të kapësh po kështu hapur, pa asnjë drojë fare. I janë sulur edhe të huajve. Kjo është e vërteta. Rama ka frikë të shkojë në zgjedhje sepse humb.

Manjani tha se Shqipëria duhet të kishte hyrë në zgjedhje që në momentin kur opozita dorëzoi mandatet. Sipas tij nuk mund të bëhet reforma zgjedhore, pasi nuk ka Parlament.

Ylli Manjani: Shqipëria duhet të kishte hyrë në zgjedhje që ditën që opozita dorëzoi mandatet. Bëri mirë apo bëri keq është temë tjetër. I bëri mirë popullit shqiptar apo i bëri keq duhet ta gjykonte populli, jo qeveria. Do bëjmë reformë zgjedhore  po nuk kemi parlament. Kush do bëjë reformë zgjedhore ku ambasadori i gishtit, apo Damian tërmeti. Kjo nuk është reformë, kjo është pisllëk. E para Shqipëria ka ligje zgjedhore pa fund. Aq kemi futur në atë kod sa nuk e dimë ça ka brenda. Pa e lexuar kodin themi ta ndërrojmë. Kjo është një histori bajate. Ligji zgjedhor nuk legjitimin vjedhjen e votave, ligji zgjedhor nuk legjitimon qeverinë ti bëjë presion votuesve, ligji zgjedhor nuk lejon policinë të bëjë atë që bën, ligji zgjedhor nuk lejon blerjen e votave. Ligji kemi sa të duash. Shqipëria duhet të futet në zgjedhje me këtë ligj që të fillojë të kthehet parlamenti pluralist.  Pa bërë këtë nuk ka reformë.

LEAVE A REPLY