Deputetja suedeze me origjinë shqiptare në Parlamentit Evropian, Arba Kokalari, deklaroi gjatë seancës plenare të PE se është thellësisht e zhgënjyer nga vendimi i presidentit francez, Emmanuel Macron për shtyrjen e hapjes së negociatave mes Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo tha se BE-ja duhet të veprojë me shpejtësi për të ndihmuar dy vendet, pasi në të kundërt, shtetet e tjera si Kina e Rusia do të ndërhyjnë në rajonin e Gadishullit të Ballkanit.

“Dy vite më parë, Macron foli për demokracinë evropiane. Ai tha se rruga e demokracisë duhet të ndiqet. Unë u pajtova me këtë por sot jam e zhgënjyer nga vendimi i tij për mos hapjen e negociatave. Ne duhet t’i mbështesim këto vende, dhe nëse BE heziton, do të jetë Arabia Saudite, Kina, Rusia që do të ndërhyjnë në rajon. BE duhet të veprojë me shpejtësi ‘”- kështu u shpreh eurodeputetja, Arba Kokalari.

LEAVE A REPLY