Tuesday, November 19, 2019

Shërbimi social në Shkodër, Tula: Janë shtuar kërkesat e të moshuarve të braktisur për azil

116
0

Pas kronikes se transmetuar ne Tv1 Channel te te moshuarit shkodran Andrea Maka me aftesi te kufizuara i cili jetonte i vetem prej 6 vitesh, sherbimi social ne Shkoder ka mundur ta beje pjese te shtepise se te moshuarve.  Per te folur per kete rast drejtorja e drejtorise rajonale te sherbimit social Shkoder, Valbona Tula ishte e ftuar ne rubriken “I ftuari I dites” ne emisionin “Start” ne Tv1 Channel.

Tula: Eshte bere praktike tashme e institucionit qe une drejtoj, duke pare me kujdes edhe kronikat sociale te cilat paraqiten ne media qofshin ato lokale apo kombetare. E njejta gje ndodhi edhe me Andrean, ne momentin sapo pashe kroniken, jam kontaktuar me personin, shkuam e takuam dhe pame qe gjendja e ketij personi ishte jashtezakonisht e keqe. Perpara se te shkoja prita diçka me normale ne vendin ku jetonte, por ishte e kunderta, aty nuk kishte asgje as sobe, as tualet, asnje lloj ene kuzhine. I telefonova drejtorise se pergjithshme, por nga ana tjeter edhe informova bashkine e Shkodres si nje rast qe duhej te verifikohej ne menyre urgjente nga ky institucion nga sektori social.

Dje e derguam Andrean ne shtepine e te moshuarve, isha shume e kenaqur qe ate burrin qe e shikoja ate dite duke ecur me ato hapat e vogla e shoh tashme ne nje institucion qe te kete te gjitha kushtet e duhura per jetese.

Po ti referohemi te moshuarve qe duan te behen pjese e institucionit te te moshuarve ne Shkoder, kerkesat jane te shumta, ku per fatin e keq si Andrea edhe te tjere jane te braktisur nga familjaret per arsye te ndryshme. Vetem per kete vit kemi 5 qytetare qe kane dorezuar dokumentacionin per tu future ne azil.

LEAVE A REPLY