Dikur ishte një bunker nazist, i ndërtuar në Hamburg në 1942 nga puna e detyruar nga të burgosurit e kampit të përqendrimit. Sot, po shndërrohet në një hotel futuristik, i mbuluar me gjelbërim.

Hoteli me 136 dhoma pritet të hapet në 2021. Është i kompletuar me një bar restorant dhe kafene, i rikonstruktuar me mbi pesë kate të reja  me formën e një piramide.

“Ne jemi të vetëdijshëm për historinë e bunkerit dhe e pranojmë domethënien e tij për qytetin e Hamburgut, si dhe përgjegjësinë që mbart”. Është shprehur menaxheri i hotelit.

“Dizajni ynë dhe stili i jetesës tani nuk kanë një qasje gjithëpërfshirëse, që do të thotë që në të vërtetë Hamburgu do të integrohet në lagjen dhe skenën krijuese. Koncepti tanimë do të reflektojë në historinë e ndërtesës, dhe do ta përdorë atë për të krijuar një ndikim pozitiv dhe përvojat domethënëse për mysafirët dhe vizitorët” ka shtuar ai.

Bunkeri i dikurshëm, i quajtur atëherë Flakturm IV Hochbunker, është ndër më të mëdhenjtë prej më shumë se 1.000 bunkerëve të ndërtuar në Hamburg, një numër më i madh se në çdo qytet tjetër gjerman, të cilët shërbenin për të mbrojtur qytetarët nga sulmet aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vitet 1990 cilësohet si “bunkeri mediatik” falë numrit të studiot dhe radiostacioneve me bazë atje.

/ SCAN

LEAVE A REPLY