FSHF e rikthen ne detyre, trajneri i kombetares ndjek kontigjentin kuqezi

Se do te vinte nje moment i tille askush nuk e vinte ne dyshim. Armir Grima, nje jete e tere me sportin, nje nga portjeret me te famshem te Vllaznise ne vite si dhe kapiten i kesaj skuadre, per te vijuar karrieren sportive edhe ne postin e trajnerit dhe te drejtuesit te klubit te futbollit Vllaznia, se fundi edhe ne postin me te larte te trajnerit te kombetares se Shqiperise ne futboll per femra, aty ku edhe rezultatet gjate koheve te fundit shenuan rritje, per 13 muaj me radhe iu privua nga liria. Nga sa mesohet, per vetem tre telefonata spontane, te tera se bashku 12 sekonda, pa as me te voglin ndikim sa i perket akuzave te paimagjinueshe ne adrese te tij si pjese e nje grupi kriminal, drejtesia shqiptare e burgos dhe me pas e mban ne regjim arresti.
E megjithate, Grima dhe familja e tij e nderuar e mbajne koken lart, sepse jane mese te vetedijshem ne pafajsi. Pafajsi, qe edhe pse ne menyre absurde vonon jashte cdo logjike, i rikthen dinjitetin dhe krenarine Armir Grimes dhe familjes se tij qe edhe ato jo pak e vuajten nje situate te tille. Pafajsi qe per hire te se vertetes e priste si te tille edhe vete Federata Shqiptare e Futbollit, pasi edhe ajo ne vetvete ishte plotesisht e bindur ne pastertine e njeriut qe e kishte perzgjedhur t’i besonte drejimin e kombetares se Shqiperise. Dhe, me te marre lajmin e mire te pastertise se figures se Armir Grimes, Fshf e rikthen ne detyre ate duke shfuqizuar kesisoj pezullimin e perkohshem deri ne vendimin e drejtesise. Vendim, qe respektohet dhe le nje shije te mire per opinionin sportiv shkodran dhe me gjere, por me shumti rehabiliton moralisht Armir Grimen. Pasioni dhe profesionalizmi per detyren qe kishte marre persiper dhe qe absurditeti i drejtesise ia prene ne mes, bene qe pa kaluar 24 ore nga shpallja e pafajesise si riemerimi ne postin e trajnerit te kombetares, ai te nise menjehere deryren. Dhe drejtperdrejt ne terren ku duke shfrytezuar fundjaven e kampionateve kombetare te futbollit te femrave ai perjetoi prej se afermi sfidat kryesore te disa prej skuadrave te kampionatit shqiptar, por edhe ato te Kosoves ne perberje te te cilave luajne disa nga vajzat futbolliste te kombetares kuqezi. Nje vezhgim ky prej se afermi te njihet sa me mire me formen e tyre sportive ne prag te grumbullimit dhe te ndeshjeve zyrtare europiane. E ndersa Grima i rikthehet jetes se perditshme sportive me dinjitetin dhe moralin plotesisht te paster, dhe se bashku me to edhe me profesionalizmin qe e shoqeron, ajo qe te shaeteson ka te beje me ate se kush mban pergjegjesi per keto 13 muaj tmerri, me se shumti psikologjik, qe Armir Grima dhe familja e tij vuajti nen petkun e nje te akuzuara si pjese e nje grupi te strukturuar kriminal???!!!

LEAVE A REPLY